#koncepti

Lura Agroturizëm ka për qëllim kryesor promovimin e jetës në fshat, bashkëjetesën në harmoni me natyrën dhe bashkëpunimin me komunitetin. Të gjiha ushqimet në restauranitn tonë, janë të gatuara me produkte lokale duke vënë në pah vlerat dhe benefitet e konsumimit të ushqimit nga ferma. Ne kemi bashkëpunim të rregullt me farmerët e zonës, madje ju kemi ndihmuar atyre në mënyrë që të rrisin kualtitetin e produkteve që ofrojnë.
Mbrojtja e komuniteteve lokale dhe prodhimi familjar i ushqimit janë vitale për të ruajtur biodiversitetin, shëndetin dhe sigurinë e ushqimit e poashtu edhe burimet natyrale dhe mjedisin.
Fermerët e vegjël, kultivojnë një shumëllojshmëri të produkteve të ndryshme dhe mbajnë në vete njohuritë esenciale të kultivimit për ato produkte, prandaj është e nevojshme të ruhet bashkëpunimi me ta.