#familjanëbiznes

Tregimi jonë fillon me hapjen e restaurantit Lura në qytetin e Gjilanit në vitin 1999. Duke qene një nga restaurantet më të mira në qytet, puna jonë vazhdoi për 11 vite me radhë deri më 2011. Më pas, nga viti 2012 u zhvendosëm në Novobërdë, konkretisht në fshatin Makresh I Epërm, një zonë kjo e bukur malore, duke u bërë restauranti I parë në këtë rajon. Në këtë fshat kishim pemishten dhe serrat me perime dhe rreth këtyre hapësirave vendosëm të ndërtonim restaurantin. Pastaj me investimet e tjera pos restaurantit, ne krijuam bazën për zhvillimin e Turizmit Rural dhe Agroturizmit. Nga viti 2017, filluam me implementimin e projektit ”Zhvillimi I Turizmit Rural, Rekreacionit dhe Bujqësise cilësore” projekt ky I financuar nga Bashkimi Europian. Me ndihmën e këtij projekti, sot në kompleksin tonë përfshihen: restauranti me ushqim kualitativ në bashkëpunim me fermerët e zonës, salla e konferencave, shtëpite malore për akomodim, bodrumi I verës dhe rakisë, terasa e jashtme me kuzhine verore, pemishtja, serrat e perimeve, fusha e tenisit, parku I lojrave për fëmijë, dhe hapësira të tjera rekreative.